Tiranë – Rama e Berisha sot në Strasburg për krizën politike

Ata janë ftuar nga Martin Schulz, kryetar i grupit të Partisë së Socialistëve Europianë në Parlamentin Evropian dhe Joseph Doul, kryetar i grupit të Partisë Popullore Evropiane, të cilët kanë parashikuar edhe një darkë për nder të tyre, duke i ftuar kështu të ulen të dy së bashku dhe të flasin për zgjidhjen e krizës politike aktuale. “Me ftesë të zotit Joseph Doul dhe Martin Schulz, kryetar i grupit të Partisë së Socialistëve Europianë në Parlamentin Evropian, kryeministri Berisha niset për në Strasburg, për të marrë pjesë në një darkë që shtrohet për kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha dhe për kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama. Gjatë kësaj darke do të diskutohet gjerësisht mbi rrugët dhe mbi mënyrat për t’i dhënë fund ngërçit politik në Shqipëri”, – thuhet në njoftimin zyrtar të mbërritur dje lidhur me një fakt të tillë. Ndërkaq, greva e urisë e ndërmarrë nga opozita që prej mbrëmjes së 30 prillit, u mbyll dje në orët e vona të natës.

Advertisement