Tiranë – PS kërkon rinumërim të votave

Ky është vendimi që selia rozë ka marrë pas një takimi i cili zgjati më shumë se dy orë mes kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste. Në këtë takim të mbyllur për mediat, kjo forcë politike ka vendosur të kërkojë numërimin jo vetëm të qarqeve për të cilat ka ngritur më parë shqetësimin por edhe të zonës së Paskuqanit dhe të Ndroqit në kryqytet. Një lëvizje kjo sa në funksion të ruajtjes dhe numërit të vullnetit të popullit, aq edhe një lëvizje taktike në kushtet kur ka qenë pikërisht zona e Ndroqit dhe rezultati i dalë nga këto kuti ai i cili i ka siguruar kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta mandatin e deputetit në këto zgjedhje.

Advertisement