Kosovë – Jordania njeh pavarësinë

Lajmin e ka konfirmuar për KTV-në këshilltarja e ministrit të Jashtëm, Albana Beqiri. “Është marrë vendimi për njohjen e Kosovës nga autoritetet e Jordanisë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, është duke pritur konfirmimin për njohje nga ministri i Jashtëm i Jordanisë”, ka thënë Beqiri. Mbretëria e Jordanisë është shtet arab, i cili gjendet në Azinë Jugperëndimore dhe ka një popullsi prej afro 6 milionësh. Ndërkohë, para Jordanisë Kosovën e pati njohur Bahrejni para rreth dy muajsh.

Advertisement