Tiranë | PS dorëzon ankimimin në Kolegjin Zgjedhor

selia-roze3

Në këtë kërkesë-padi prej 61 faqesh sipas sekretarit ligjor socialist Fatmir Xhafaj, janë përfshirë të gjitha provat e mbledhura që faktojnë cënimin e integritetit të procesit zgjedhor, të kutive të votimit, si dhe të gjitha CD-të e regjistruara me këto prova. Socialistët e argumentuan kërkesën për pavlefshmëri të zgjedhjeve me kutitë e dëmtuara të votimit, fletët e gjetura tepër numrit të votuesve në disa prej kutive, si dhe mungesën e kodit të sigurisë që mbyll pjesën ku futet fleta e votimit. Në rast se Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin e PS-së atëherë kandidati demokrat Lulzim Basha i shpallur fitues me 93 vota më shumë se rivali socialist Edi Rama pritet të mandatohet në krye të bashkisë së Tiranës për katër vitet e ardhshme. Por, në rast se Kolegji Zgjedhor pranon ankesën e PS-së për pavlefshmëri të zgjedhjeve në 284 QV, atëherë Tirana pritet t’i rikthehet betejës për kryetarin e bashkisë, në muajin Shtator.

Advertisement