Shqipëri | Maturantët japin sot provimin me zgjedhje

alt

Provimi me zgjedhje ka nisur në orën 10.00 dhe pritet të zgjasë katër orë. Në provimin me zgjedhje maturantët do të testohen për dy lëndë sipas preferencave që kanë adresuar në formularin A1. Çdo test përmban 20 pyetje, 10 me zhvillim dhe 10 me alternativë. Autoritetet e MASH-it bëjnë me dije se “Nëse maturantët kanë kaluar në 2 provimet e detyruara dhe marrin notën 5 ose mbi 5 në provimin me zgjedhje do të përfitojnë për herë të parë diplomën e maturës”. Në rast të kundërt atyre do t’u duhet të presin një vit për marrjen e diplomës së maturës.

Advertisement