Tiranë – Presidenti Topi mesazh ngushëllimi familjarëve të policëve që humbën jetën

Në mesazhin e presidentit Topi, dërguar familjarëve të efektivëve të vrarë theksohet se humbja është e madhe për të gjithë Shqipërinë. “Rënia në krye të detyrës e punonjësve të policisë është një humbje e madhe për familjet, për kolegët dhe gjithë qytetarët e Shqipërisë, që mbështesin forcat e rendit në misionin e tyre të përditshëm heroik në mbrojtje të rendit e sigurisë së të gjithëve”. Presidenti nxit strukturat shtetërore të vendosin sa më parë përpara drejtësisë autorin e kësaj ngjarje që tronditi mbarë opinionin. Duke ju përcjellë edhe njëherë ngushëllimet më të sinqerta, ju siguroj se të gjithë qytetarët e këtij vendi ndihen krenarë për punën e të dashurve tuaj dhe ndajnë me ju solidaritetin e thellë për këtë humbje të pazëvendësueshme!’’ theksohet në mesazhin e Kreut të shtetit shqiptar.

Advertisement