Tiranë | Presidenti Obama, kartolinë urimi për Kryeministrin Rama

Kryeministri Edi Rama ka marrë një kartolinë urimi për Vitin e Ri 2014 nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama. “Kartolina më e bukur e këtij Janari erdhi e fundit”, ka komentuar Kryeministri Rama në profilin e tij në Facebook, koment të cilin e ka shoqëruar me publikimin e kartolinës së dërguar nga Presidenti Obama. “I dashur Kryeministër. Jam mirënjohës për bashkëpunimin mes dy vendeve tona. Ju uroj ju dhe bashkëkombasve tuaj për një Vit të Ri të paqtë dhe të begatë. Barack Obama”, shkruan Presidenti Obama në kartolinën e urimit dërguar Kryeministrit Rama.

Advertisement