Tiranë | Shabani takohet me Ambasadorin e Turqisë

Drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve, Artan Shabani, priti dje në një takim Ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë, Hidajet Bajraktar. Në takimin miqësor me drejtorin e GKA, diplomati turk shprehu kënaqësinë e tij për mbështetjen dhe promovimin që Galeria Kombëtare i ka dhënë artistëve, veçanërisht atyre të rinj shqiptarë e ndërkombëtarë. Gjithashtu ambasadori theksoi angazhimin e tij për bashkëpunim kulturor e artistik midis Galerisë dhe Ambasadës Turke, bashkëpunim i cili mund të konkretizohet me praninë e artistëve më të mirë turq në ekspozita. në Tiranë. Nga ana e tij drejtori i GKA shprehu dëshirën që marrëdhëniet kulturore të konkretizohen edhe për promovimin e artistëve të rinj shqiptarë në hapësirat e artit në Turqi.

Advertisement