Presidenti Nishani vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar

Presidenti Bujar Nishani është nisur drejt Londrës, ku do të zhvillojë një vizitë në Mbretërinë e Bashkuar.

Kreu i Shtetit shqiptar do të pritet zyrtarisht nga Lartmadhëria e Tij Princi Charles i Uellsit dhe do të jetë i Ftuari i Nderit në Banketin vjetor të Shoqërisë së Njerëzve të Lirë të Londrës. Ndërsa në ditën e dytë të vizitës Presidenti Nishani do të zhvillojë një mëngjes pune në Dhomën e Lordëve si dhe do të dekorojë personalitete të spikatura britanike me kontribute të vyera në promovimin e vlerave historike dhe kulturore shqiptare si dhe të çështjes shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar.

Advertisement