Tiranë – Presidenti nderon Teatrin Kombëtar dhe gjashtë aktorë

Gjithashtu presidenti ka dekoruar me urdhrin “Nder i Kombit” aktorin dhe regjisorin, Pirro Mani, vlerësim e të cilit e ka tërhequr bashkëshortja e tij, aktorja e njohur Pavlina Mani. Me urdhër të vecantë është nderuar edhe aktori i ndjerë i Teatrit, Agim Qirjaqi, i cili u nda nga jeta pak javë më parë. Ndërsa aktorja Yllka Mujo dhe Ndriçim Xhepa janë dekoruar prej presidentit me urdhrin “Mjeshtër i Madh”. Në fund, urdhri “Naim Frashëri i Artë” u është dhënë aktoreve Rajmonda Bulku dhe Luiza Xhuvani.

Advertisement