Tiranë – Ministri Prifti fton bizneset serbe në vend

Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, gjatë një konference të përbashkët me homologun e tij serb, Petar Skundriç. “Me Skundriç kemi diskutuar mënyrat e bashkëpunimit në fushën e energjetikës dhe të minierave në përgjithësi”, bëri me dijeni në fjalën e tij, Prifti. Duke shtuar se “Serbia mund të furnizojë në të ardhmen me gaz tregun shqiptar, por edhe me energji elektrike në rast emergjence, kur dihet se kompanitë serbe eksportojnë energji në rajon. “Por kemi diskutuar edhe për aleanca e strategji mes dy vendeve tona, si edhe për vizitën e ardhshme timen në Beograd, ku pritet të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve tona në sektorë të ndryshëm të ekonomisë”, përfundoi fjalën e tij, ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti.

Advertisement