Tiranë – Presidenti mbledh tryezën politike nëse do të jetë rezultate

Në një prononcim për mediat, pas ceremonisë së dekorimit të viktimave të komunizmit në Muzeun Kombëtar, Topi shprehu shqetësimin për situatën e krijuar, duke deklaruar se do të mblidhte tryezën politike, me kushtin që ajo të jepet një rezultat konkret. Ai u shpreh se personalisht ishte i gatshëm të thërriste palët, por nuk mund të pranonte një ulje të imazhit të institucionit të Presidentit të Republikës. Në këtë pikë, Topi ka përmendur faktin se është institucioni kryesor në vend. “Tryeza do të fillojë vetëm nëse do të ketë rezultat”. Nga ana tjetër kreu i shtetit u ka kujtuar palëve dhe faktin se në vitin 2008 arritën ti gjenin votat për të miratuar Kodin Zgjedhor dhe ndryshimet në Kushtetutën e vendit. Duke e marrë këtë vendim si shembullin më të më të mirë të konsensusit, kreu i shtetit ka kërkuar që palët të bëjnë të njëjtën gjë duke gjetur konsensus për zhvillimet e fundit. Duke u ndalur në zhvillimet e fundit politike, Topi u shpreh se u bënë disa muaj që kjo situatë po kthehet në kronike.

Advertisement