Shqipëri – Moti sot, 10 Maj 2010

Pasditja do të vijojë me mot të kthjellët në territor por zonat malore sërish do të kenë herë pas here kalime vranësirash. Në kushtet e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare do të mbetemi në mbrëmje dhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit në mëngjes do të pësojnë një rritje të lehtë në veri ndërsa mesdita do të sjellë rritje me 2 gradë të temperaturave në të gjithë territorin. Era do të fryjë lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtim veriperëndimor për pasojë deti do të ketë dallgëzim të ulët.

Advertisement