Tirane – Posta shqiptare firmos memorandum me posten italiane

Firmoset memorandumi i bashkëpunimit mes postës shqiptare dhe postës italiane i cili do të sjellë bashkëpunim mes dy kompanive në fushën e teknologjisë, informacionit, transfertës së parave përmes telefonit, si dhe një shërbim të shpejtë postare. Sipas Drejtorit të përgjithshëm të postës shqiptare Arqile Gorea, ky bashkëpunim synon të promovojë dhe të modernizojë më tej shkëmbimin sa më të shpejtë të informacionit në shërbim të qytetarëve. Ndërkohë Drejtori i përgjithshëm i postës italiane Masimo Sarmi deklaroi se posta italiane garanton bashkëpunim të suksesshëm. Si shënjë falenderimi për këtë bashkëpunim posta shqiptare e vlerësoi Masimo Sarmin me titull nderi si mik i postës shqiptare .

Advertisement