Tirane – Shembet kati i trete i QSUT

Bie suvaja në katin e tretë të Infektivit në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, duke plagosur rëndë dy pacientë. Xhevrije Xhafaj dhe Nafie Kryemadhi janë emrat e dy të plagosurave. Ngjarja ka ndodhur në dhomën e kryerjes së ekove,ndërkohë që njëra prej të plagosurave po ekzaminohej. Mendohet se shkaku kryesor i kësaj ngjarjeje janë punimet në katin e sipërm, të cilat kanë tronditur tavanin dhe kane cuar ne renien e suvasë.  Mësohet se pacientët kanë marrë plagë në kokë dhe në krah, ndërkohë që ndodhen në Spitalin Ushtarak, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë pacientët e tjerë që ndodheshin aty kanë pësuar dëmtime të lehta dhe shok të momentit, ndërsa nuk ka të lënduar prej stafit mjeksor. Burime nga QSUT bëjnë të ditur se kati i tretë i spitalit është në rikonstruksion, megjithatë ende vazhdon kryerja e shërbimeve mjekësore në këtë pjesë të godinës.  Në QSUT ka mbërritur menjëherë një grup hetimor për të analizuar situatën dhe për të zbuluar shkaqet.

Advertisement