Drejtoria e Policisë së Tiranës bën të ditur se vetëm 24 orët e fundit nga shërbimet e policisë, janë vendosur në total 203 masa administative, kryesisht për moszbatim të sinjalistikës dhe ecje tej normave të lejuara. Shërbimet e Policisë Rrugore, Tiranë thanë se janë të angazhuara maksimalisht për t`ju ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës, për një levizje sa më normale në rrugë. Gjithashtu njofton se do të ndëshkojnë pa hezitim të gjithë ata drejtues të mjeteve, të cilët shkelin dispozitat e qarkullimit rrugor, si parkime të gabuara, parkime dyshe, mos zbatim të sinjalistikës, parakalimet e gabuara, qarkullim pa leje drejtimi, për ecje tej normave të lejuara, për përdorim alkooli etj. Policia e Tiranës në vijim të punës së saj, kërkon edhe bashkëpunimin e përdoruesve të rrugës, si të këmbësorëve ashtu edhe të drejtuesve të mjeteve, për respektimin e dispozitave në fushën e qarkullimit rrugor.