Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmë rreth orës 21:15, në kryqëzimin e rrugës së Elbasanit, ku u përplasën dy automjete, njëra B.M.V X6, me targa të huaja IKY 3939, e drejtuar nga 32-vjeçari Ledian Gramoz Ruçi, dhe tjetra Mini Coper me targë CG 832 FC, me drejtues Eduart Hysen Canin, 34 vjeç. Si pasojë e përplasjes mbetën të plagosur shtetaset Pinellopi Stefan Rafti, 18 vjeç dhe 27-vjeçarja Brunilda Vladimir Pinderi, e cila në orën 01:00 ndërroi jetë në spital. Të plagosurit ishin të tre pasagjerë në mjetin Mini Coper, dhe dy prej tyre janë në spitalin e urgjencës pranë QSUT-së jashtë rrezikut për jetën. Policia e Tiranës bën me dije se shkak i aksidentit ishte shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor. Ndërkohë mbrëmë është shoqëruar në polici djali i deputetit Gramoz Ruçi, 32-vjeçari Ledian Ruçi.