Tiranë | Komisioni i Ligjeve miraton Kodin rrugor

komisioni-i-ligjeve

Miratimi me konsensus i Kodit Rrugor vjen pas kompromisit të arritur mes mazhorancës dhe opozitës, ku palët ranë dakord për tri pika kyç: ngritjen e Komisionit për reformën zgjedhore, i miratuar tashmë, nisjen e reformës parlamentare dhe shqyrtimin e një axhende të posaçme për ligjet, që kërkojnë shumicë të cilësuar në Parlament. Po kështu në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve është diskutuar edhe dekreti i Presidentit të Republikës Bamir Topi, për emërimin në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit, të Bujar Leskaj. Megjithatë sipas deputetëve demokratë do të jetë grupi kuvendor i demokratëve, që do të vlerësojë nëse do ta pranojë apo jo këtë kandiaturë të re të propozuar nga Kreu i shtetit.

Advertisement