Tiranë | Policia e kryeqytetit raporton për arrestimet e 24 orëve të fundit

Nga Komisariati i Policisë Nr.6 Tiranë u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Pelivan Bajram Cjapi, 46 vjeç, lindur në Roskovec e banues në Vorë, Tiranë. Arrestimi i tij u krye sepse më datë 18.11.2013, në afërsi të Bashkisë Vorë, ka fyer duke kanosur për jetën djalin e tij, 16 vjeçar, duke thyer Vendimet e Gjykatës Nr.11175 dhe 3484, datë 04.04.2013, sipas të cilit duhet të qëndrojë 300 metra larg banesës së djalit dhe ish bashkëshortes. Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesorë Tiranë, për veprat penale të “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Dhunë në familje”. Ndërkaq dje, është bërë e mundur kapja e dy shtetasve të shpallur në kërkim nga qyteti i Korçës, dhe më konkretisht: Sokol Hitman Xhuti, 16 vjeç, lindur dhe banues në Korçë; dhe Redion Shkëlqim Terolli, 25 vjeç, lindur dhe banues në Korcë, shpallur në kërkim me datë 01,11,2013 për veprën penale të “Prodhim dhe shitje narkotikesh” në bashkëpunim. Neni 283 & 25 të K.P. Shtetasit e mësipërm u kapën në afërsi të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit Tiranë dhe do t’i kalojnë DPQ Korçë. Po ashtu u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Jetnor Naim Muca, 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, i ka vjedhur celularin një shtetaseje. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të ”Refuzimi për të dëshmuar” dhe “Vjedhjes”, parashikuar nga nenet 307 & 134 të K.P. U krye edhe arrestimi i shtetasit Orgert Xheferr Kanushi, 16 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. Arrestimi i tij u krye pasi duke qënë administrator në një pallat dyshohet se ka vjedhur vetrata. Nga kryerja e veprimeve proçeduriale e hetimore rezulton se shtetasi i mësipërm është autor i vjedhjes së disa ndriçuesve në restorantin në pronësi të një shtetasi. Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të“Vjedhjes së kryer më shumë se një herë”, “parashikuar nga neni 134/2 i K.P.

Advertisement