Tiranë | Pesë godina nuk plotësojnë kushtet, shkollat rrezikojnë mbylljen

Shkolla 9 vjecare Jeronim de Rada

Sipas drejtorit të Drejtorisë së Shëndetit Publik Tiranë, Mëhill Gecaj, bëhet fjalë për shkollat “Kongresi i Lushnjes”, “Ahmet Gashi”, “Siri Kodra”, “Nikel Dardani” dhe shkolla speciale për fëmijë me aftësi të kufizuara “Luigj Gurakuqi”. Godinat e tyre kanë lagështirë, mungesë të dritareve dhe dyerve, mungesë të higjienës, etj. Gecaj vuri në dukje se, në rast se në këto shkolla nuk do të ketë përmirësim të gjendjes dhe të kushteve higjieno-sanitare, siç kërkohet në rregullore, ato shkolla nuk do të hapen në shtator nga ana e inspektoriatit sanitar. Drejtoria e Shëndetit Publik do t’i pajisë shkollat e sistemit parauniversitar me një certifikatë për plotësimin e kushteve higjieno- sanitare. Strukturat e shëndetit publik po monitorojnë edhe kopshtet e çerdhe.  

Advertisement