“Për ne demokristianët shqiptarë, fitorja e Kristiandemokratëve Gjermane në zgjedhjet parlamentare është një fitore e qytetarëve gjermanë, një fitore e vlerave kristiane dhe demokratike, një fitore e vlerave bazë të lirisë, solidaritetit, humanizmit dhe filozofisë kristiane. Ne shprehim bindjen se nën udhëheqjen e kancelares Merkel, Gjermania do vazhdojë të jetë në pararojë të zhvillimit evropian dhe promotor i fuqishëm i konsolidimit të vlerave kristiane dhe evropiane” thuhej në deklaratën për shtyp lëshuar nga PDK. “Për ne demokristianët shqiptarë, Kristiandemokratët gjermanë kanë qenë një shkollë e madhe politike, një shkollë e suksesit dhe e progresit. Ne ndajmë me kristiandemokratët gjermanë të njëjtat vlera politike dhe morale, kemi program politik të përafërt dhe besojmë në të njëjtat principe politike dhe filozofike. Ne besojmë se Shqipëria nuk mund ta ndërtojë të ardhmen e saj evropiane, nuk mund të behët pjesë e denjë e Bashkimit Evropian, duke shkelur mbi këto vlera dhe duke përjashtuar me dhunë alternativën demokristiane siç u veprua në zgjedhjet e fundit në Shqipëri, çka solli si produkt politik të vetmen qeveri në rajon dhe në Evropë që nuk ka një ministër të besimit katolik” shtoi më tej PDK.