Tiranë | PD: Strasburgu dënoi përdorimin e dhunës për të marrë pushtetin

Wednesday, December 17, 2025

Në një deklaratë për shtyp zëdhënësi i grupit parlamentar i PD-së Gent Strazimiri theksoi se për shqiptarët, Edvin Kristaq Rama është kryeautori i puçit të 21 Janarit. “Kreu i bllokmenëve të rinj etiketoi me gjuhën ordinere mazhorancën legjitime të vendit, sepse në Strasburg, deputetët e të gjitha grupeve, jo vetëm hodhën poshtë me neveri, përpjekjet e tij dhe të lobit racist antishqiptar për anullimin e vizave për shqiptarët apo sanksione të tjera, por dënuan njëzëri dhunën dhe përdorimin e saj për marrjen e pushtetit, si dhe shndërrimin e PSSH në një parti dhune nga zoti Rama dhe bllokmenët e rinj” theksoi Strazimiri. Sipas tij Kryetari i Bashkisë së tretë më të korruptuar në botë, i tmerruar nga dënimi dhe përçmimi që gjeti si baloz dhune në tempullin e demokracisë europiane, në përçartjen e tij ordinere do të etiketonte me fjalët ndyrësi dhe ndyrësira mazhorancën aktuale, për të dëshmuar antikulturën e urrejtjes që ushqen për pushtetin e dalë nga vota e lirë e qytetarëve shqiptarë. “Ne i themi Edvin Kristaq Ramës se, për shqiptarët dhe europianët që të pritën në Strasburg si bllokmen, si njeri që kërkon të marrësh me dhunë atë që nuk e merr dot me votë, apo si njeri që nuk mendon kurrë për popullin dhe vendin tonë, epitetet që ti përdore janë të denja vetëm për ata që përdorin dhunën dhe njerëzit “mish për top” për karrigen e tij, për ata që nxjerrin bashkortet lakuriq në plazhet e botës dhe rrahin barbarisht gratë e tjera të rradhës së familjes së tij” shtoi më tej Strazimiri. Ai theksoi gjithashtu se Rama me gjuhën ordinere dhe epitetet që përdor dëshmon se po pëllcet nga tmerri i krimit që kreu më 21 Janar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -