Tiranë | PS: largimi i Saliut do të largojë gjuhën primitive të urrejtjes

 Në një konferencë për mediat anëtarja e kryesisë së PS-së Megi Ajtyresa theksoi se largimi i Saliut do të largojë nga ekranet e tribunat këtë gjuhë primitive urrejtjeje e padije. “Largimi i Saliut do largoj nga ekranet këtë baltë që s`ka lidhje as me Europën as me traditën shqiptare, po veç me ultësinat morale ku lëngon sot ky pushtet hajdutësh” theksoi Ajtyresa. “Ju zoti Strazimiri dhe të gjithë shërbyesit e Saliut do vazhdoni të flisni kështu për turp deri kur opozita t`ju çlirojë edhe juve nga ai që vodhi zgjedhjet me vjedh Shqipninë e pastaj vrau për me vazhduar të vjedhë” përfundoi Ajtyresa.

Advertisement