Tiranë – PBDNJ denoncon shkeljen e të drejtave të minoritarëve

Gjatë një konference për shtyp, kryetari i PBDNJ-së denoncoi rastin e heqjes nga puna të gjashtë punonjësve të administratës, që i përkisnin minoritetit grek në vend, duke theksuar se arsyeja e largimit të tyre nga puna ishte vetëm bindja politike. Zoti Dule tha sakaq se largimet e gjashtë minoritarëve nga puna flasin qartë për standardet e kryeministrit Berisha, që sipas Dules i zëvendëson profesionistët me militantët e vet. Kreu i PBDNJ-së duke e cilësuar këtë rast si shkelje të të drejtave të qytetarëve, do të dalë në mbrojtje të të drejtave të tyre, duke theksuar se “Ky është vizioni i Berishës për integrimin, të largojë njerëzit nga puna padrejtësisht”. Duke i kujtuar kryeministrit Berisha se ka ikur koha e presioneve dhe shantazheve, si dhe ajo e vjedhjes dhe tjetërsimit të votës, kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule garantoi se PBDNJ, do të mbetet një forcë politike për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve.

Advertisement