Tiranë – Berisha: të kthehen abonetë, kompanive tu hiqet licenca

Duke foluar në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Berisha ka kërkuar menjëherë kthimin e aboneve për qytetarët e Tiranës duke theksuar se të gjithë përpegjësit duhet të çohen para drejtësisë. “Ajo që po ndodh me abonetë në Tiranë është e patolerueshme. Të ndalohen abonetë vetëm nga babëzia është e pamëshirshme. Po unë po ju them se kompanitë do të humbasin licensën në mënyrë përfundimtare” theksoi Berisha. Sipas tij ligji i detyron këto kompani që invalidët, studentët dhe disa kategori të tjera të kenë lehtësira për udhëtimin me transportin urban dhe se pergjegjësit duhet të ndërshkohen pasi kanë shkelur rregullat e vendit.

Advertisement