Tiranë | Partitë e majta kërkojnë korrektimin e sistemit zgjedhor

alt

Një ditë pas tryezës për amendimin e ligjit zgjedhor përfaqësues të partive të majta vendosën që kërkesat e përfshira në këtë deklaratë t’ia përcjellin komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. “Ne kishim një takim me PS-në ku në vijim të tryezës u la për të formuluar një deklaratë me propozimet për t`ia dërguar komisionit parlamentar të reformës zgjedhore. Së bashku me Arian Madhi kemi ndarë detyrat, në mënyrë që edhe ai të marrë të gjitha nënshkrimet e partive politike të mazhorancës”, tha pas takimit kryetari i PDS-së, Paskal Milo, një nga iniciatorët e tryezës së djeshme. “Ajo që kërkojmë nga deklarata dhe që do t’i shkojë shumë shpejt komisionit është një çështje shumë e rëndësishme për shqiptarët, si për ata që votojnë majtas dhe për ata që votojnë djathtas, pasi lidhet me barazinë e votës, që është një çështje kushtetuese”, tha Milo. Ai kërkoi që dhe Partia Demokratike të reflektojë dhe ta mbështesë kërkesën për korrektimin e sistemit aktual zgjedhor.

Advertisement