Tryeza, e iniciuar nga Partia Demokracia Sociale dhe Partia Republikane, u mbajt në Hotel Sheraton, ndërsa në përfundim u ra dakord që një paketë e përbashkët të firmoset pas marrjes në shqyrtim të propozimeve të të gjitha forcave politike. Përfaqësues të 23 partive të vogla shprehën shqetësimin për organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, duke kërkuar realizimin e një reforme zgjedhore të bazuar në dy principe: transparencë dhe gjithëpërfshirje. Kreu i PSD-së, Gjinushi tha se problem në kodin aktual mbetet deformimi i votës. “Sistemi spanjoll është zbatuar me deformime, të cilat duhet të rregullohen me metodën e korrektimit kombëtar”, tha ai. Ndërsa, përfaqësuesi i PD-së, Ilir Rusmali tha se PD do mbështesë partitë e vogla për një reformë zgjedhore me standarde, ndërsa vlerësoi punën e komisionit zgjedhor për arritjen e rezultateve shumë të rëndësishme. Kreu i PS, Edi Rama u shpreh se, sistemi aktual nuk është provuar në një proces normal. “Sistem antidemokratik zgjedhor nuk ka, çdo sistem është demokratik. E rendësishme është që sistemi të funksionojë në mënyrë demokratike”, tha ai.
Tiranë | Tryeza e partive të vogla, pa marrëveshje
Previous article
RELATED ARTICLES