Shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë bënë të mundur parandalimin e një krimi të rëndë dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

• Genc L., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Advertisement

Arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi u bë pasi ka kërcënuar , kanosur dhe tentuar të vrasë, me anë të një arme gjahu, pa leje, dy shtetas të mitur me inicialet B. A. dhe S. A, 15 vjeç, banues në Tiranë, ku shtetasi i mitur S. A. dyshohej se kishte një lidhje intime prej afro një viti me shtetasen A. L., 14 vjeçe, vajza e shtetasit Genc L.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua:

– Një armë gjahu teke 12 -tëshe dhe 20 fishekë.(pa leje organeve kopetente)

Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Kanosja”, parashikuar nga Neni 280 dhe 84 të Kodit Penal./Blitz.al/