Tiranë | Organizohet konferenca “Dita e Biznesit Social”

alt

Kryeministri Sali Berisha u shpreh se duhet bërë gjithçka për të stimuluar mikrokredinë në mënyrë që të ndihmohet më shumë shtresa e varfër e popullsisë. Gjatë fjalës së tij në konferencën “Albania Social Bussines Day”, me pjesëmarrjen e Prof. Muhammad Yunus, fitues i Çmimit Nobel, për teorinë e tij të trajtimit të problemeve sociale si varfëria nëpërmjet ngritjes dhe zhvillimit të bizneseve sociale, Kryeministri theksoi se “kjo konferencë është një ngjarje madhore për Shqipërinë dhe shqiptarët”. Sipas kreu të qeverisë, “Profesor Yunus iu dha një leksion të shkëlqyer të gjitha qeverive të botës, të gjitha financave të botës. Mikrokredia është përdorur edhe më parë, por tani duhet përdorur periodikisht. Është ajo që i humanizon financat në këtë sistem”. “Në Shqipëri, 20 vjet më parë, ne ishim vendi i 3-të më i varfër i planetit, për të ardhurat për frymë. Por Shqipëria me shpejtësi u shkëput nga grupi i vendeve me të ardhura të ulta, më pas me të ardhura të mesme dhe u fut në grupin me të ardhura të mesme të larta. Shqipëria kishte një varfëri ekstreme prej 8.4 % në 2005, kjo zbriti në 1.2 % në vitin 2008”, tha Berisha, duke shtuar se, “kjo tregon se varfëria mund dhe duhet të luftohet”. Kyeminstri Berisha gjithashtuvlerësoi ndihmën që Profesor Yunus ka dhënë për gratë dhe vajzat e mbetura vetëm pas luftës në Kosove. “Në periudhën e luftës në Kosovë, kur mijëra gra dhe vajza kishin humbur të afërmit e tyre, professor Yunus bëri të mundur që ato të rifillonin jetën e tyre”. Sipas Kryeminstrit, pushteti i ekonomisë së grave, vajzave është mjaft i rëndësishëm. “Qeveria ime ka bërë përpjekje shumë serioze në zbutjen e pabarazisë së madhe financiare që ekzistonte, në rrogat e burra dhe grave në këtë vend. Në vitin 2005 ky realitet ishte 36%, qeveria e ka ulur në 7.7%, në mesataren e BE-së, madje ka dhe vende që e kanë më të madhe se kaq”, tha Berisha. Konferenca “Dita e Biznesit Social” u organizua nga “Yunus Social Business (YSB)” dhe “Agjencia Nxitja e Biznesit Social (NBS)” në kuadër të “Lëvizjes Gjithpërfshirëse të Biznesit Social në Shqipëri”.