Kam nevojë për një pushim shumë të gjatë!

Ka provuar edhe një tjetër sukses të madh me filmin “Django Unchained” të Tarantino, i nominuar për Oscar dhe Golden Globe, por Leonardo Di Caprio është “i lodhur”. Aktori 38-vjeçar tha për gazetën gjermane ‘Bild’: “Jam i lodhur dhe më duhet një pushim i gjatë, shumë i gjatë.” I ndodhur në Berlin pak ditë më parë, për prezantimin e “Django Unchained”, ylli i Hollivudit tha se kish realizuar tre filma si protagonist në dy vitet e fundit dhe ndihej shumë “i lodhur”. “Do doja të përmirësoja paksa botën tani. Do të udhëtoj anembanë planetit duke bërë diçka të mirë për mjedisin tonë. Unë e kam të mbushur çatinë me panele solare, makinën e kam elektrike”,- theksoi Di Caprio.

Edhe pse ka qenë gjithmonë i dashur për publikun nuk duket të ketë qenë edhe aq për Akademikët, të cilët paçka tre nominimeve për çmim Oscar nuk ja kanë dhuruar trofeun asnjëherë.

Advertisement