Partia Socialiste njofton se ai quhet Edmond Prifti dhe është nga qyteti i Patosit. Ky është rasti i dytë brenda një ore që një grevistë lë grevën e urisë. Në ditën e 7 të grevës janë dërguar dy raste me urgjencë në spital. “Duket se gjendja e grevistëve tashmë është rënduar së tepërmi dhe ashtu siç tha dhe mjeku që asiston protestën, Sabit Brokaj rastet e të sëmurëve të grevës, që dërgohen në spital, kanë ardhur duke u shtuar”, njofton Zyra e Shtypit e Partisë Socialiste. Rreth një orë më parë në spital u dërgua dhe Nuredin Gora nga Korça.

Advertisement