Kuvendi nisi seancën plenare ku pritet shqyrtimi i disa pr/ligjeve, si ai ”Për Policinë e Burgjeve”, ndryshimet në ligjin ”Për transportet rrugore”, si dhe ligji ”Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore”. Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, njoftoi se para fillimit të seancës u mblodh konferenca e kryetarëve për miratimin e programit të punës së Kuvendit për periudhën 14 prill-23 maj dhe të kalendarit trejavor 14 prill-2 maj të punimeve parlamentare. Per kete ceshtje, tha Meta, palët nuk gjetën konsensus për disa pika të programit të punës.