Tiranë | Arrestohet minoreni, mbante pistoletë në klasë

Një minoren është arrestuar nga policia e Tiranës pasi është kapur me armë në ambientete e shkollës. Ngjarja ka ndodhur në Gjimnazin “Ibrahim Rrugova”, në Kamëz, ku 16-vjeçari me inicialet D.K, lindur në Kukës dhe banues në Kamëz, është gjetur me armë zjarri. Zbulimin e ka bërë mësuesja e cila gjatë një kontrolli të ushtruar ka gjetur dhe pistoletën e fshehur në brez nga 16 vjeçari. Uniformat blu kanë bërë shoqërimin e minorenit në komisariat dhe konfiskimin e armës së zjarrit tip “TT”pistoletë.

Advertisement