Tiranë | Nikolli: në 8 Mars do të protestojnë gratë opozitare

Thursday, January 15, 2026

 Në një deklaratë për shtyp, Nikolli ka akuzuar kryeministrin Sali Berisha, e në kundërpërgjigje, ajo ka theksuar se gratë opozitare do të protestojnë kundër sistemit të Berishës, kundër këtij regjimi. “Në 8 Mars, në këtë ditë kur gratë në mbarë botën kremtojnë të drejtat e fituara, dhe protestojnë për t`i mbrojtur ato të drejta, edhe gratë shqiptare do të bashkohen në një protestë kundër nëpërkëmbjes së dinjitetit të tyre nga Sali Berisha. Në 8 Mars, gratë shqiptare do të protestojnë me forcë për t`i thënë ndal gojës së shthurur të këtij paloburri që flet shumë për respektin për gratë, por që si askush tjetër në historinë e këtij vendi shan, shpif, ofendon e mallkon të gjitha gratë e nënat e këtij vendi”, tha Nikolla. Për të, kryeministri ul imazhin e Shqipërisë, ndërsa nuk ka treguar respekt per te gjitha gratë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -