Tiranë | Bulku akuzon kryeprokuroren: dërgon dokumentat e hetimit në selinë e PS

 Nën një valë akuzash, Bulku deklaroi se qëndrimi i papërgjegjshëm dhe i ulët i Kryeprokurores Rama është për ti kujtuar se asgjë nuk do ta shpëtojë atë, sikurse dhe ata që e urdhërojnë. “Shoqja e bulevardit dërgon në selinë e Partisë Socialiste çdo darkë dokumentat e hetimit vetëm e vetëm që të mund të mbrojë në këtë proces të shkatërruar, pinjollët e Ben Alive, Gedafëve, Mubarakëve, që përmbysëm në vitin ‘91”, deklaroi zonja Bulku në një konferencë për shtyp. Zonja Bulku i kujtoi kryeprokurores Ina Rama se mazhoranca është e vendosur ta çojë deri në fund hetimin e 21 Janarit duke e siguruar atë se “asgjë nuk do të të shpëtojë ty dhe ata që të urdhërojnë ty për të prishur një proces kaq vendimtar për paqen dhe stabilitetin e vendit”.

Advertisement