Tiranë | Në tetor nis ndërtimi i kampusit universitar

Rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule, deklaroi se këtë vit të ri akademik do të nisë projekti i përfshirjes së studentëve shqiptarë në Erasmus. Ky projekt i jep mundësinë studentëve shqiptarë që të kenë akses të zgjedhin të vijojnë studime në një nga universitetet europiane që bëjnë pjesë në këtë program. Rektori Kule gjithashtu njoftoi se në muajin tetor do të nisin punimet për kampusin e ri universitar. Kule deklaroi se tashmë është marrë leja për ndërtimin e kampusit i cili do të jetë një zgjidhje përfundimtare për problemet infrastruktuturore. Numri një i universitetit të Tiranës ndër të tjera kërkoi mbështetje edhe nga qeveria e re për realizimin e këtij projëkti mjaft madhështor. Ky projekt pritet të realizohet brenda tre vitesh, me një kosto investimi prej rreth 23 milionë eurosh dhe parashikon mjedise studimi për mbi 12 mijë studentë të rinj.

Advertisement