Qytetari Lekë Njemza 37 vjec nga Tirana pati probleme shendetësore si pasojë e grevës së urisë.Ky është grevisti i 17-të që del nga greva e iniciuar që në natën e 30 prillit me rreth 200 protestues brenda saj. Ndërkohë kreu i PS-së Edi Rama do të vizitojë pas mesditës grevistët e shtruar në spital, gjendja e të cilëve u përkeqësua mjaft duke patur nevojën e kurimit të specializuar të mjekëvë.