Tiranë – Ndërpret grevën për shkak të diabetit

I sëmuri është Ramazan Ceka, 50 vjeç nga Elbasani, konfirmon zyra e shtypit e Partisë Socialiste. Sipas njoftimit të PS, Shkak i ndërprerjes së grevës ka qenë gjendja e rënduar e Ramazan Cekës për shkak të diabetit. Vetë Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka qenë prezent në transportimin e të sëmurit nga çadrat për në autoambulancë. Në një prononcim për mediat, Sabit Brokaj, tha se gjendja e grevistëve tashmë është rënduar. Ndryshe nga ditët e para, pjesa më e madhe e grevistëve kanë luhatje të tensionit dhe më të rrezikuarit janë ata që vuajnë nga diabeti. Ndërkohë i sëmuri Ramazan Ceka është drejtuar në spitalin “Nënë Tereza” ku pritet të marrë trajtimin e nevojshëm.

Advertisement