Tiranë – Meta shpreson në vendosjen e dialogut me opozitën

Sipas tij, veprime të tilla nuk i shërbejnë aspak momentit në të cilin gjendet vendi dhe që është ai i proceseve të mëdha integruese. “Momenti është për dialog dhe për zgjidhje që vijnë përmes tij dhe respektimit të institucioneve”, ka thënë ndër të tjera, numri dy i qeverisë. Duke shtuar se ai “shpreson në vendosjen e një dialogu të shpejtë për ta kaluar këtë situatë”. Meta ka shtuar ndër të tjera se nuk e paragjykon një veprim të tillë, por kjo sipas tij, nuk është zgjidhja e duhur e situatës. “Situata të tilla po shkojnë në favor të kundërt për vendin, i cili gjendet para momenteve të rëndësishme historike”, ka përfunduar prononcimin e tij, zv/kryeministri Ilir Meta.

Advertisement