Tiranë | Nano: konsultimet janë të dobishme

Pas takimit i cili zgjati për më shumë se dy orë, Nano tha se ai u zhvillua në kuadër të konsultimeve të tij me aktorët kryesorë politikë në vend, “për të folur nga afër, jo vetëm mbi platformën dhe ofertën e paraqitur publikisht për një zgjidhje të sfidës presidenciale në përputhje me prioritetet dhe kërkesat e vendit, të Atdheut, por veçanërisht në funksion të një dinamike më prodhuese të punës që bën klasa politike dhe institucionet e Shqipërisë për detyrat e integrimit”. “Është një konsultim i dobishëm. Unë vlerësoj jo vetëm mirëkuptimin në zhvillim edhe me Partinë Socialiste, siç konstatova dhe me z. Meta, si drejtues i LSI-së, dhe vlerësoj sidomos faktin që me një proces që do të vazhdojë është e dobishme të vlerësohet roli i pazëvendësueshëm i PS-së si forca kryesore e opozitës në përballimin pozitiv të detyrave të integrimit dhe përmirësimin e klimës politike në Shqipëri”, nënvizoi Nano. Ai ftoi mediat të bëjnë durim për këtë çështje, pasi siç tha ai, procesi i zgjedhjes së presidentit është “një produkt që ende nuk mund të jetë në xhepin e askujt, në rast se ai nuk ju shërben të gjithëve, klimës politike të vendit”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -