Tiranë | Ligjet miratojnë Gjykatën Administrative

komisioni-i-ligjeve

Drafti do të kalojë për votim në Kuvend në seancën plenare të javës së ardhshme. Pas miratimit të tij, relatori i pr/ligjit, deputeti Armando Subashi tha për mediat se “komisioni ka bërë gjënë më të mirë të mundshme në funksion të dhënies së drejtësisë administrative”. “Ligji kaloi dhe në tërësi sot pas miratimit të nenit katër dhe pesë ku flitet për organizimin e gjykatave dhe kriteret e gjyqtarëve. Gjykata administrative është konceptuar në tre nivele: në Gjykatën e Shkallës së parë, në Apel dhe në Gjykatën e Lartë. Në shkallën e parë ajo është konceptuar me 6 gykata rrethesh; me një apeli dhe një kolegj administrativ të veçantë, në Gjykatën e Lartë”, sqaroi relatori. Ai tha se ligji kënaq dhe kërkesat e biznesit e grupeve të interesit, duke filluar nga shoqatat e gjyqtarëve dhe të avokatëve. “Në draftin e miratuar kemi parashikuar që përveç 6 gjykatave, për të qënë sa më afër publikut, kemi menduar që të mos jenë palët ato që do të shkojnë tek gjykata, sidomos kur ka largësi, por të jetë gjykata ajo që do të afrohet tek palët dhe publiku, për të dhënë drejtësinë administrative”, tha Subashi.

Advertisement