Tiranë – Moisiu, të rritet integriteti i politikanëve dhe inteligjenca e popullatës

Një fakt të tillë e ka bërë me dije ish-presidenti Alfred Moisiu, gjatë fjalës që ka mbajtur në një konferencë të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, mbi integritetin e klasës intelektuale në tërësi. “Gjithçka në këtë vend do të varet nga puna që do të bëjnë inteligjenca dhe politika shqiptare, duke rritur nivelin e integritetit të politikanëve dhe inteligjencën e popullatës në tërësi”, tha ai. Duke iu referuar citatit të Karterit se “Integriteti nënkupton bindjen e verbër ndaj diktatit të ndërgjegjies dhe një ndjenjë të lartë detyre”, ish-kreu i shtetit shtoi se “integriteti nuk duhet njehsuar me ndershmërinë”. “Kjo pasi njeriu mund të jetë i ndershëm dhe pa qenë integral, pasi integriteti kërkon veprim, angazhim për të ushtruar presionin e duhur për të rregulluar atë që nuk shkon si duhet”, sqaroi Moisiu. Duke shtuar në fund, se integrimi kërkon edhe ndonjëherë shkeljen e rregullave, në të mirë të komunitetit.

Advertisement