Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut shqyrtoi dhe miratoi sot, pa praninë e opozitës, projektligjin “Për masat kundër financimit të terrorizmit. Projektligji “Masat kundër financimit të terrorizmit” përcakton masat kundër financimit të terrorizmit, kompetencat, marrëdhëniet ndërmjet organeve të ngarkuara me raportimin, propozimin, miratimin, kontrollin dhe zbatimin e tyre, si dhe procedurat përkatëse për secilën fazë. Këto masa synojnë parandalimin dhe goditjen në kohë të veprimtarisë së terroristëve dhe atyre që e mbështesin dhe financojnë këtë veprimtari nëpërmjet marrjes së masave të bllokimit apo sekuestrimit të fondeve dhe pasurive të tyre.