Tiranë | Komisioni i Integrimit miraton pr/ligjin për sigurinë në tunele

Komisioni për Integrimin Europian miratoi sot projektligjin “Për Sigurinë në Tunelet Rrugore”. Sikurse edhe në komisionet e tjera parlamentare, edhe në këtë komision, mungoi opozita ndërsa të pranishëm në mbledhje ishin anëtarët e Komisionit, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transporteve. Gjatë diskutimeve u vu theksi tek rëndësia e garantimit të sigurisë në qarkullimin rrugor, duke krijuar dhe siguruar një nivel të mjaftueshëm të sigurisë për përdoruesit e rrugës në tunelet rrugore, nëpërmjet projektimit dhe miratimit të masave parandaluese organizative, strukturore dhe teknike për sigurinë rrugore, që synojnë reduktimin e ngjarjeve kritike të cilat mund të vënë në rrezik jetën njerëzore, mjedisin dhe pajisjet e tuneleve si dhe marrjen e masave për mbrojtjen në rast aksidentesh rrugore. Pas miratimit në parim të këtij projektligji, Komisioni vendosi kalimin e tij për në seancë plenare.

Advertisement