Tiranë – Ministrja Bregu njofton dorëzimin e përgjigjeve të pyetjeve shtesë në BE

Lajmin e ka bërë me dijeni vetë ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu gjatë një konference të posaçme për shtyp, ku ka theksuar se me këtë akt, mund të thuhet me siguri se është plotësuar pjesa më e madhe e detyrimeve të palës shqiptare ndaj strukturave respektive të BE-së lidhur me procesin e integrimit. Sipas saj, Komisioni Evropian po punon për të dhënë një opinion mbi Shqipërinë brenda vitit 2010 dhe shtoi se “pala shqiptare t’i përgjigjet atij me angazhim për përmbushjen sa më parë të kritereve për integrimin e vendit drejt strukturave evropiane”. Më tej, ministrja e Integrimit bëri me dije se sot mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian nuk ka asnjë gjë që mund të quhet problematike, apo problem i pazgjidhur. Madje, sipas saj, Shqipëria cilësohet prej tij si një vend model për zbatimin e detyrimeve në rrugën e integrimit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -