Tiranë – Ruci, kërkojmë marrëveshje të qendrueshme

“Duhet të arrihet një marrëveshje e gjerë për t’i dhënë qëndrueshmëri, vlera, si dhe institucione kushtetuese këtij vendi.Duhet të gjykoni me gjakftohtësi dhe ta shihni të vërtetën në sy. Opozita nuk është garnitura e seancës dhe në këto kushte nuk mund të bëhemi bashkëfajtorë dhe bashkëpërgjegjës me këtë qëndrim”, u shpreh Ruci. Ndërkohë kreu i grupit kuvendor demokrat Astri Patozi kërkoi nga kolegu i tij Ruci që të mos përdorë më fjalën krizë, pasi në vend nuk ka asnjë situatë të tillë. “Ne jemi gati të miratojmë cdo pakt dhe jemi gati të bashkëpunojmë. Kemi një detyrim madhor: mosshkeljen e ligjeve dhe kushtetutës së këtij vendi”, u shpreh Patozi. Një ditë para nisjes së kampionatit botëror të futbollit, Patozi ftoi kolegët e opozitës që të mos i bezdisin më shqiptarët me historinë e kutive, por t’i lënë të qetë të shijojnë këtë eveniment sportiv.

Advertisement