Tiranë – Ministri i Jashtëm bullgar viziton vendin

Axhenda e shefit të diplomacisë bullgare parashikon takime me autoritetet më të larta në vend. Kështu, raportohet se Mladenov të zhvillojë fillimisht një takim me homologun e tij Ilir Meta, që do të pasohet edhe me një konferencë të përbashkët për shtyp. Nga ana tjetër, delegacioni diplomatik bullgar do të zhvillojë një takim edhe me kryeparlamentaren Jozefina Topalli, me presidentin Bamir Topi si edhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës.