Tajlandë – Përleshje në Bangkok

Sipas informacioneve të fundit, mëngjesin e sotëm një polic ka hapur zjarr ndaj ushtarëve tajlandezë, gjatë përleshjeve që po zhvillohen në Bangkok. Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, për shkak të përdorimit të armëve të zjarrit ka mbetur i plagosur një gazetar francez i televizionit “France 24”. Sipas burimeve, reporteri është goditur në këmbë dhe është shoqëruar në spitalin e kryeqytetit tajlandez. Burimet shtojnë më tej se nga të shtënat ka mbetur i vrarë edhe një person tjetër, një vendas, që ndodhej në zonën “Rama IV”, në jug të bazës së “këmishëve të kuqe”.

Advertisement