Tirane – Milo takim me ish ushtaraket

Pas një takimi të zhvilluar me ish ushtarakë kreu i Partisë Social Demokrate, Paskal Milo ka shprehur mbështetjen e grupimit të tij politik për ish ushtarakët. Kreu i PSD-së duke nënkuptuar se partia që ai drejton do të jetë pjesë përbërëse e qeverisë së ardhshme, ka shprehur mbështetjen e tij ndaj kërkesave të ish ushtarakëve, duke i quajtur ato të drejta e të ligjshme. Gjatë këtij takimi, ish ushtarakët kanë parashtruar edhe njëhere kërkesat e tyre që në përputhje me vendimin e para dy viteve të Gjykatës Kushtetuese, duhet të ishin përmbushur nga ana e qeverisë Berisha. ”Do të këmbëngul që një nga aktet e para legjislative të parlamentit te ri të jetë edhe njëherë tjetër diskutimi i një amendamenti apo projektligji në vijim të ligjit të vitit 2005, që ju garanton juve kërkesat tuaja”- u është drejtuar Milo ish ushtarakëve.

Advertisement