Tirane – Pershpejtohet rimbursimi i TVSH

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve po përshpejton procedurat për rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për bizneset si një mënyrë për ti ndihmuar në këtë periudhë të krizës ekonomike globale. Ky është edhe një ndër rekomandimet që Fondi Monetarë Ndërkombëtar i ka dhënë qeverisë shqiptare. Drejtuesit e tatimeve bëjnë të ditur se të gjitha degët në rrethe janë urdhëruar që të bëjnë rimbursimin e TVSH-së aktuale dhe asaj të trashëguar brenda 30 ditësh nga momenti i kërkesës së dorëzuar nga subjekti. Drejtuesit e tatimeve bëjnë të ditur se procesi i rimbursimit të TVSH-së ka nisur tashmë dhe gjatë muajit shkurt rimbursimet janë rritur me 5 herë, kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Administrata tatimore po përpiqet që të bëjë një rimbursim të vazhdueshëm të TVSH-së për gjatë të gjithë vitit, duke thyer kështu traditën e mëparshme ku rimbursimi bëhej kryesisht në muajt e fundit. Nga të dhënta rezulton se gjatë vitit 2008, tatimet i kanë rimbursuar biznesit rreth 2.4 miliardë lekë TVSH.

Advertisement